Report TV - Negociatat, reagon Luan Rama nga LSI: Qeveria përpjekje për ta paraqitur si fitore

  • 6 years ago
Zv/ kryetari i LSI, Luan Rama përmes një deklarate për mediat ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas vendimit të BE, që përcaktoi se për Shqipërinë negociatat do të hapen pas një viti, në verën e 2019. Ai fajësoi qeverinë për krimin dhe korrupsionin, ndërsa shtoi se Rama po mban peng integrimin e vendit.

Për fat të keq ministrat e Jashtëm të BE vendosën që të mos çelin negociatat duke përcaktuar edhe njëherë kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria. Qëndrimi është i qartë dhe i prerë për qeverinë shqiptare. Përpjekja për ta paraqitur si festë është tallje me shqiptarët, kjo qeveri nuk ka sensin për të bërë një reflektim dhe për të parë se cfarë është bërë gabim. BE nuk mundet të pranojë që të kenë partner një qeveri që ka zgjedhur krimin. Të fajësosh opozitën për vendimin e KiE, është tallje, pasi ata kanë një sistem të tërë për të marrë informacionet. Qeveria sjellje të papërgjegjshme. Ajo që duhet të bëjmë, është të fokusohemi të prioritetet, të zbatohet ligji dhe reforma në drejtësi. Duhet dialog politik për të hapur një proces që do të cojë në përmbushjen e kushteve.  Rama të japë dorëheqjen dhe të largohet një orë e më parë dhe të mos mbajë peng integrimin e Shqipërisë.

Luan Rama

Dje Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE vendosi që negociatat për Shqipëri do të hapen në verën e 2019.

Recommended