Ora News – Arrestohet dhe nipi i dytë i ish-deputetit Arben Ndoka

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arrestohet dhe nipi tjetër i ish deputetit socialist Arben Ndoka. Samuel Ndoka 18 vjeç akuzohet se së bashku me Danjan Ndokën dhe disa persona të tjerë nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku.
Vetë drejtori për Krimet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari doli në një konferencë për median për të njoftuar arrestimin e tij
?18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D. ?
18 vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg? për veprat penale ?Plagosje e lehtë me dashje?, ?Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit?, ?Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje?.
U kapën në makinë
Në momentin e arrestimit, gjatë natës (27-28 tetor) Samuel Noka ka qenë së bashku me Paolo Marinaj, i dënuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Ata kanë tentuar t?i shmangeshin policisë duke u fshehur në makinën e Altin Mikaj. Ndaj këtij të fundit u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale ?Përkrahje e autorit te krimit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-dhe-nipi-i-dyte-i-ish-deputetit-arben-ndoka/

Recommended