Ora News – Tahiri dy orë në prokurori: Betejën me drejtësinë jo politikën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorisë për tu paraqitur për të dëshmuar.
Për më shumë se dy orë, Tahiri ka dëshmuar në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda në lidhje me dosjen ?Habilaj?.
Ndryshe nga momenti kur u paraqit që vetëm përshëndeti gazetarës, pas daljes nga organi i akuzës disi edhe më i lehtësuar ai tha para medias se është i gatshëm për t?i shkuar deri në fund të vërtetës së tij.
Tahiri: Dua të falenderoj prokurorët që morën parsysh kërkesën time për të pasur një hetim sa më të shpejtë në kohë, sa më të gjithanshëm dhe sa më objektiv. Me kërkesën time u paraqita për të dhënë shpjegimet e mia dhe për të shprehur gadishmërinë sot dhe kurdoherë, deri në fund me çdo mjet timin dhe disponibilitetin tim personal për t?iu përgjigjur çdo kërkesë të prokurorisë.
I pyetur se çfarë sekuestroi dje në banesë grupi i hetimit, Tahiri pati këtë përgjigje:
Tahiri: Unë nuk kam ndërmend ta bëj betejën time për drejtësi para jush apo akoma më keq ta kthej në një histori debati politik.Unë them që debati politik lidhur me këtë histori duhet të mbyllet, unë betejën time e kam para drejtësisë dhe shqiptarëve.
Ish-Ministri i Brendshëm u tregua diskret rreth pyetjeve të prokurorëve dhe nëse këta të fundit e njohën atë me prova të reja kundër tij,
Tahiri: Do ju kërkoja që atë që bëra me prokurorët brenda të mos e bëja edhe këtu se është punë e dyfishtë.Të jeni të bindur se unë jam terësisht i disponueshëm për t?iu përgjigjur çdo pyetje. Do përpiqem gjithçka jam dhe me gjithçka kam për ti shkuar deri në fund të drejtës sime dhe të vërtetës sime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-kontrollit-ne-banese-tahirit-i-kerkohet-te-paraqitet-ne-prokurori/

Recommended