Ankesat te platforma e bashkëqeverisjes, si funksionon - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kushdo që kërkon të denoncojë një shkelje ligjore, parregullsi apo mungesë shërbimi nga nëpunësit në institucionet shtetërore, mund ta bëjë në Platformën për Bashkëqeverisje.



Që ky mekanizëm të funksionojë, duhet që në fillim qytetarët duhet të regjistrohen, duke dhënë të dhënat personale ne faqen shqiperiaqeduam.al.




Pas procedurës, qytetarët kanë mundësinë të shkruajnë shqetësimin apo problemin konkret, në linkun e ministrisë apo një drejtori të caktuar, ku sipas tij, i është mohuar një e drejtë ligjore.



Ata mund të dërgojnë video, si dhe dokumentet që disponojnë.



Qytetarëve u jepet mundësia të tregojnë, por gjithnjë në bazë të fakteve dhe provave ankesat edhe në lidhje me çështjet e sistemit të arsimit.



Gjithashtu, një dritare e veçantë u është dhënë edhe bizneseve të vogla.



Kushdo që ka një sugjerim apo kritikë mbi klimën e biznesit apo politikat fiskale, mund të kontaktojë pranë kësaj platforme.



Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, qytetarët kanë mundësi të thërrasin në interpelancë kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë, mjafton të paraqisni këtu një kërkesë për interpelancë me 100 firma qytetarësh.



Qytetarët kanë mundësinë, përmes kësaj platforme të shprehin edhe shqetësimet në raport me pushtetin vendor.



Çdo ankesë e përcjellë përmes Platformës do të shtjellohet e do t?i përcillet ministrave apo dikastereve përkatëse, të cilat janë të detyruar të kthejnë përgjigje, pas verifikimeve të bëra.

Recommended