Rama: Ankesat e qytetarëve kanë identifikuar parazitët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të mërkurë, se ankesat e qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al kanë rritur kontrollin mbi punonjësit e administratës.Në takimin e përjavshëm me qytetarët, kryeministri tha se vetëm përmes kontrolleve brenda administratës po identifikohen të gjithë ata punonjës që janë përgjegjës për shkeljet që kanë bërë.?Gjithmonë e më shumë ne shohim dhe ndjekim të gjitha kontrollet brenda adminsitratës dhe ka një ngritje të performancës së punonjësve. Kjo për faktin se çdo qytetar që shkruan në platformë nuk merr vetëm zgjidhje por ndez një llambë për të identifikuar ata individë që janë përgjegjës në adminsitratë?Sipas kryeministrit Rama vetëm përmes shpejtësisë që ofron platforma e bashkëqeverisjes mund të zgjidhen hallet e qytetarëve. Ai theksoi se platforma është e vetmja mundësi që qytetarët të marrin zgjidhje për hallet e tyre.?Këtë shpejtësi që ofron platforma e bashkëqeverisjes deri dje mund ta garantonin këta që kanë fuqi politike apo të fortit në pushtet. Ndërkohë që gjithë pjesa tjetër e njerëzve ishte e shkëputur nga këto lidhje për të pasur akses tek këto lidhje. Dhe ndryshimi i koalicionit të partive me atë të njerëzve është ky. Kjo për faktin se ne koalicionin e partive njerëzit nuk janë pjesë e tepsisë por janë ata, politikanët. Dhe përmes kësaj platforme njerëzit kanë mundësi ta vënë në lëvizje minsitrin përkatës?

Recommended