Ora News – Basha dhe Kryemadhi dënojnë sulmin e Ramës ndaj gazetarëve
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e konsideron të paprecedentë deklaratat e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve.
Sipas saj, kryeministri arrogant e gjen forcën tek mandatet e blera me paratë e krimit. Kryetarja e LSI-së i bën thirrje trupit diplomatik në Tiranë të reagojnë, duke nënvizuar se ?sot është një ditë e zezë për demokracinë?.
Kryemadhi: I frikësuari i madh Edi Rama, pasi akuzoi dhe sulmoi për tre ditë me radhë akuzat e prokurorisë dhe prokurorët, sot në mënyrë të paprecedentë sulmoi gazetarët duke sharë dhe fyer në mënyrë të turpshme.
Një kryeministër arrogant që fuqinë e gjen tek mandatet e blera me paratë e krimit sot shpalli si armiq dhe ata që për detyrë kanë t?i drejtojnë pyetje. Nuk e kuptoj ku e gjen këtë guxim një kryeministër në largim, që ndoshta nën efektin e lëndëve narkotike shfryu dufin dhe frikën para punonjësve të medias. Ai që u përpoq për ditë me radhë të intimidonte punën e prokurorisë sot bëri të njëjtën gjë me gazetarët dhe median që nuk i shërbejnë atij.Kreu i Partisë Demokratike ka dënuar sulmin e Ramës ndaj gazetarëve.
Në një reagim për mediat, Basha thotë se banaliteti rrugaceror dhe kërcënimet kundër gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij.
?I marre peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer ne nje lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekulibri psiqik dhe njerëzor ndaj po ushtron dhunë verbale ndaj çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij? deklaron Basha.
Për kryedemokratin, sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri.
Basha nënvizon se përgjigjia më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sulmi-ndaj-gazetareve-basha-loloja-i-krimineleve-ka-cekuilibrim-psiqik/

http://www.oranews.tv/vendi/kryemadhi-rama-sjellje-rrugacerore-me-gazetaret-te-reagojne-ambasadat/
Recommended