SHBA ultimatum Serbisë: Ose me BE-në, ose me Rusinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtari i larte amerikan Hoyt Brajan Yee i ka vendosur ultimatum Serbisë se nëse do anëtarësimin në Bashkimin Europian, duhet t?i bëjë të qarta lidhjet me Moskën. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit gjatë një forumi mbi ekonominë në Beograd, u shpreh se duhet me shume angazhim dhe se synimi i SHBA-ve është që Serbia të jetë e qëndrueshme dhe e integruar në Bashkimin Evropian.

?Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, aq më pak nëse ato janë larg njëra tjetrës. U propozoj partnerëve tanë në Serbi që të pyesin Rusinë se çfarë bën ajo që ta ndihmojë Beogradin në rrugën drejt BE-së.?


Pas fjalimit të zyrtarit të lartë amerikan ka reaguar ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin, i cili i ka cilësuar deklaratat e Yee si ?presion mbi të drejtën e Serbisë për të vendosur në mënyrë të pavarur?.

?Nuk e di se cili do të jetë reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçic, por jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje të përballojë presionet siç ka bërë gjithmonë. Por në emrin tim mund të them se këto nuk janë deklarata që vijnë nga një mik dhe një njeri që respekton Serbinë, që respekton politikën dhe të drejtën tonë për të vendosur. Serbia do t?I marre vet vendimet e saj.?

SHBA-të e kanë shprehur gjithnjë shqetësimin per afrimin e Beogradit me Moskën veçanërisht qendrën e emergjencave qe ndodhet ne qytetin e Nishit. Disa grupe perëndimore e shohin atë si një bazë ushtarake që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan. Nga ana tjetër Rusia kërkon t?i jepet imunitet diplomatik personelit të saj. Po ashtu Kremlini vazhdon të mbështesë fuqishëm pretendimet e Serbisë për Kosovën.

Recommended