Dosja “Habilaj ”me mbi 1500 faqe u përkthye brenda ditës. Erdhi nga Italia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dosja ?Habilaj? ku dyshohet që është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përcjellë nga autoriteteve shqiptare nga pala italiane në kohë rekord, me anë të letër porosisë.
Burime të Ora News kanë mësuar se po në kohë të shpejtë, brenda një nate është përkthyer nga Ministria e Drejtësisë shqiptare, e cila ka venë në dispozicion 12 përkthyes të liçensuar.
Gjatë seancës në komisionin e këshillit të mandateve prokurorët e çështjes thanë se në Shqipëri ka mbërritur vetëm një pjesë e saj ndërsa pritet të mbërrijë edhe të tjera materiale.
Bëhet fjalë për të paktën 1500 faqe materiale, të marra nga hetimi që ka zhvilluar për katër vite me radhë nga Prokuroria e Katanias në Siçili.
Prokuroria është treguar e rezervuar në kërkesën publike drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, por në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, gjate seancës me dyer te mbyllura pritet do të paraqiten të gjitha provat ndaj Tahirit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/habilaj-materiali-voluminoz-u-soll-nga-italia-dhe-u-perkthye-brenda-dites/

Recommended