Report TV - 4 ton drogë në Vlorë, ja pamjet brenda vilës dy katëshe

  • 6 years ago
Rreth 4 ton drogë u zbuluan mbrëmjen e kaluar nga policia në fshatin Babicë të Vlorës, e paketuar. Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike e sekuestruar nga policia në Qarkun e Vlorës, pas asaj të Llakatundit korrikun e këtij viti.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv brenda vilës dykatëshe, duket se kanabisi ishte sistemuar në thasë, çka lë të kuptohet se lënda narkotike ishte bërë gati për t'u trafikuar drejt vendeve fqinje.

Sipas Policisë së Shtetit droga i përket grupit të Moisi Habilajt i cili u arrestua pak ditë më parë nga policia italiane në Siçili teksa po ankoronte në brigjet italiane peshkarexhën ?Fatima? me 800 kg kanabis.

Recommended