Report TV - U ndalua gjatë aksionit në Nikël, pamjet e vilës së Ylli Cangut

  • 6 years ago
Nikla e ?tritolit? është rrethuar sot nga blindat e policisë. Të fortët që jetonin këtu janë zënë mat në vilat e tyre, pasi siç mëson Report Tv, policia kishte informacione se ata mund të arratiseshin nga Shqipëria.

Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë zbardhur të shkuarën kriminale të Durim Bamit, njeriut që trazoi politikën shqiptare dhe Flamur Hakës që njihet ndryshe edhe si Tuku, apo koka e bandës së Niklës, i dënuar edhe me 16 vite bug për disa ngjarje kriminale.

Por ndërsa orët kalojnë mësohet se këta dy persona, me ndihmën e vëllait të Durim Bamit, Valter Bami, kunatit të tyre Ylli Cungu dhe Bedri Hakës kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal që vepronte kryesisht në zonën e Fushë-Krujës.

Të njëjtat burime saktësojnë se me tu fikur dritat në Nikël është arrestuar brenda banesës së tij edhe Ylli Cangu, i cili është djali i Naim Cangut që mbeti i vrarë në atentatin e Azem Hajdarit. Naim Cangu ishte me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin në makinë kur u sulmuan.

Cangu në të kaluarën ka qenë i hetuar për disa ngjarje kriminale. Ai dyshohet të jetë autor në disa raste të vënies së tritolit, në gjobëvënie por edhe rrëmbime personash.

Recommended