Ora News - Kod etike për deputetët, Halimi: Kush ka lidhje me krimin të lërë mandatin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord të nisin punën për reformën zgjedhore në kodin etik të Parlamentit.
Në mbledhjen e posaçme të Komisionit të Mandateve u vendos të ngrihet një grup pune me tre anëtarë ku do të punohet për amendamentet që më pas do ti paraqiten Komisionit.
Nga PD-ja është kërkuar të japin dorëheqje të gjithë deputetët e përfshirë në afera.
Halimi: Ka deputetë të cilët kanë lidhje me krimin dhe me njerëz të botës së krimit, ka deputetë të cilët kanë përfituar fonde publike në emër të tyre apo familjarëve të tyre përfshirë dhe një situatë të rëndë që ka të bëjë me drejtimin arbitrar dhe arrogant të Parlamentit nga kryetari i Parlamentit. Këto janë çështje që duhen adresuar domosdo në një kuadër rregullator si ky që mund të jetë kodi i etikës së parlamentit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kod-etike-per-deputetet-halimi-kush-ka-lidhje-me-krimin-te-lere-mandatin/

Recommended