Ora News - Pollo: Rrugaç! Bushati: Kërko ndjesë, Sali kuq s’bëhesh dot!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka degraduar në fyerje personale debati mes Ministrit të Jashtëm Dirmit Bushati dhe demokratit Genc Pollo në Komisionin e Integrimit.
Mjaftoi që Pollo në cilësinë e kryetarit të Komisionit ti tërhiqte vëmendjen kryediplomatit për sjellje prej rrugaçi që debati të ndizej.
Bushati i kërkoi Pollos ti kërkonte ndjesë publikisht për shkeljen e etikës. Në mungesë të kësaj ndjese ai u largua nga mbledhja dhe pasi tij edhe deputetët socialistë.
Bushati: Mund ti diskutojmë me dyer të hapura, me dyer të mbyllura por notya dhe komente ndaj njëri-tjetrit le të mos i vendosim këtu. Në rregull?
Pollo: Ishit ju që provokuat i pari me sjellje prej rrugaçi Ditmir. Nuk ju provoi njeri.
Bushati: Një sekondë, nuk mund të vazhdojmë. Epitete të tilla nuk kanë lidhje fare me mua, shpresoj të mos kenë lidhje as me ty por makthi që ju ka kapur dhe që flisni krimi dhe droga arrini në këto konkluzione. Në rast se ju nuk tërhiqni epitetin që bëtë ndaj meje sepse unë jam njeri me dinjitet, unë do ta lë këtë mbledhje. Kjo mbledhje duhet të bëhet mbi një parim etik komunikimi. Unë as nuk ju fyeva,as nuk ju shava. Nuk ju fyeva, ju thashë nuk lejoj që dikush këtu të vërë notë për përgjigjet e mia. Përgjigjet e mia mund të mos ju pëlqejnë ndërkohë epitete të tipit.. E para ju më nderoni shumë kur më thoni emrin dhe mbiemrin se unë jam krenar për emrin dhe mbiemrin që kam. Nuk lejoj askënd, as ty, as ty, as Saliun tënd të më thotë mua rrugaç. Sa kohë ti nuk kërkon ndjesë unë nuk përgjigjem dhe nuk marr pjesë në një mbledhje ku ti nuk je i interesuar për të diskutuar dhe debatuar me mua por je i interesuar për të më fyer mua. Mua nuk më fyen dot zoti. Pollo. Unë të drejtohem tu si kryetar i këtij komisioni, kafen drekën, darkën di unë me kë e ha. Mua këtu më trajton vetëm si Ministër të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, në rregull? Sa kohë nuk ke kriterin elementar të edukatës unë nuk mund tu përgjigjem pyetjeve të tua. Nuk mund të vazhdoj në këtë seancë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Unë kërkoj ndjesë nga ana jote për gjënë që ti sapo the. Mos u ndje fare i provokuar nga ajo që thashë për Bregun, me të cilën kam pasur debate shumë të ashpra por kurrë nuk e kam kaluar dhe as ajo nuk e ka kaluar cakun e etikës. Ndershmërinë, nuk je ti kuti i vlerësimit për ndershmërinë, as unë për ndershmërinë tënde. Në rast se ti nuk kërkon ndjesë do të largohem nga ky komision dhe nuk do të ketë mbledhje komisioni ku ti thyen etikën. Në familjen tënde, në shtëpinë tënde politike ti bëj ç?të duash nuk më intrereson. Pavarësisht se edhe PD unë e konsideroj pasuri publike. Por në këtë hapësirë që ne ndajmë së bashku kthe fjalën mbrapsht që të vazhdojmë këtë mbledhje.
Pollo: Je i ftuar ne mbledhje për të shpjeguar funksionet që mbulon.
Bushati: Kthe fjalën mbrapsht, mos më bëj me gisht mua, gishtin ule.Hiqe dhe dy gishtat. Kërko ndjesë.
Pollo: Ka mundësi të mbyllësh gojën bashkë me mikrofonin?
Bushati: Nuk e mbyll mikrofonin pa kërkuar ndjesë për ...

Recommended