Ora News – Arrestimi i Habilajt për drogë në Itali përplas Bashën dhe Tahirin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-ministri i Brendshëm Tahiri janë përplasur me akuza për lidhje me krimin dhe trafikune drogës. Fillimisht kreu i PD tha se njëri prej të arrestuarve i operacionit të fundit në Itali, shtetasi Moisi Habilaj është personi që PD e ka denoncuar për 4 vjet për lidhjet e tij me qeverinë dhe lidhjet me ish-ministrin Tahiri në këtë klan.
Sipas Bashës ?audi? i famshëm i ministrit përdorej nga ky që sot u arrestua në Itali.
?Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!?, shkruan Basha.
Pak orë pas akuzave të kreut të opozitës ka reaguar ish-ministri Saimir Tahiri. Ky i fundit përmes një stautis në FB ka shkruar se këto akuza nuk i bëjnë përshtypje dhe kërkon drejtësi deri në fund për të arrestuarin Habilaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestimi-i-habilajt-ne-itali-perplas-bashen-dhe-tahirin/

Recommended