Report TV - Nis Maratona e Tiranës, marrin pjesë 2500 vrapues nga 40 vende

  • 6 years ago
TIRANE-Ka nisur në 09:00 kryeqytetin shqiptar maratona, në të cilën marrin pjesë mbi 2500 vrapues nga 40 shtete të botës.
Ky është edicioni i dytë, ndërsa maratonistët do të përshkojnë disa nga pikat më kryesore të qytetit. Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km; 10 km dhe ?We too?, gara për persona me aftësi ndryshe.

Për të dhënë shembullin e tij, në këtë garë merr pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës në kategorinë e 10 km, po ashtu edhe shumë personalitete të tjera të politikës, artit dhe sportit. Në fjalën e tij përpara nisjes së maratonës, kryebashkiaku Veliaj e konsideroi Maratonën një ngjarje fantastike për kryeqytetin, ndërsa vlerësoi të gjitha strukturat që janë organizuar.

?Ka qenë një përgatitje fantastike. Shpresoj të dalë më mirë se vjet megjithatë dua që gjithashtu t?i japim një duartrokitje atyre që s?janë këtu, por janë 660 vullnetarë, janë 400 policë, janë plot zjarrfikës, shërbimet emergjente, plot pastrues dhe mirëmbajtës që kanë bërë një punë fantastike?, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ku shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri. ?Ata që duan të thyejnë rekord, ju uroj shumë sukses, për ata të tjerët që mund të lodhen rrugës, të marrin pak pushim, të marrin pak ujë, të kërkojnë ndihmë nga shërbimet e emergjencës në qoftë se kanë nevojë, ne të sigurohemi që sot të kënaqemi dhe të keni një ditë fantastike në Tiranë?, tha Veliaj.

Recommended