Ora News – Kuvendi mblidhet sërish nesër, Byroja sot vendos për Nokën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka zgjatur vetëm 8 minuta seanca plenare e thirrur pasditen e sotme pas ndërprerjes në mesditë.
Që në nisje të seancës kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri një përmbledhje të minutave të vëna në dispozicion të mazhorancës dhe opozitës për të folur, duke hedhur poshtë pretendimet e këtyre të fundit se nuk kanë hapësirë për të folur.
Më pas ai i njohu me dy kërkesat e marra, njërën nga mazhoranca për mbledhjen e Byrosë për Flamur Nokën pas bllokimit sot të foltores dhe të tjetrën nga opozita për përjashtimin nga seanca të kryeministrit Rama.
Për kërkesën e fundit, Ruçi tha se është e pabazuar dhe nuk e merr në konsideratë, ndërsa njoftoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit në orën 19:00 për Nokën.
Ruçi: ?Është bërë kërkesë nga 8 deputetë të mazhorancës që kërkojnë thirrjen e Byrosë së Kyvendit për të analizuar qëndrimin ndaj deputetit Flamur Noka, njëherësh është bërë një kërkesë kryetarit të Kuvendit nga 9 deputetë të grupimeve të ndryshme të opozitës për të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama për seancën e sotme.Pasi u konsultova dhe pashë të zbardhur proceverbalin e senacës nuk mund ta marr në konsideratë.Njoftoj që Byroja e Kuyvendit do të thirret sot në 19:00?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vetem-8-minuta-seance-ruci-mbledh-byrone-e-kuvendit-per-noken/

Recommended