Ora News - Krimi - Atentati në Lushnjë, gjendet një makinë e djegur me 3 automatikë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një automjet është gjetur i djegur në aksin rrugor Lushnjë-Berat, brenda të cilës ishin tre armë zjarri automatike.
Policia e Shtetit bën me dije se në sallën operative mbërriti një telefonatë ku tregonte për automjetin e djegur menjëherë pas vrasjes së dyfishtë në Lushnjë dhe plagosjen e dy personave të tjetër.
?Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike. Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve. Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes?, sqaron policia.
Nga ngjarja kanë mbetur të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
Nga mënyra e kryerjes së krimit, duket se vrasjet kanë qenë të parapërgatitura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/atentati-ne-lushnje-gjendet-nje-makine-e-djegur-me-3-automatike/

Recommended