Ora News – Frrokaj i PD-Ramës: Nuk jam nga ata që bëj veprime për inat të vjehrrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj i zgjedhur në këtë pozicion nga Partia Demokratike ishte i pranishëm në konsultimin publik për buxhetin e vitit të ardhshëm në këtë qark. Ai tha se nuk ishte nga ata që bënte veprime për inat të vjehrrës, ndërsa shton se përshëndeste reformat e kryeministrit.
Ai i kërkoi kreut të qeverisë investime për dy akse të rëndësishme në këtë qark, Rrethrrotullimin e Shëngjinit dhe rrugën e Torovicës.
Frrokaj: Ishte shumë interesante rezymeja politiko-ekonomiko-sociale. Unë do të dal nga pjesa e politikës. Do të përqendrohem tek pjesa politike. Paraprakisht, po them diçka për sa i përket pjesës politikës. Unë personalisht nuk jam nga ata që bëj veprimin tjetër për inat të vjehrrës. Nëse reformat tuaja do të jenë të suksesshme, unë do t?i përshëndes. Ky bilanc do të bëhet para shqiptarëve në fund të mandatit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/frrokaj-i-pd-rames-nuk-jam-nga-ata-qe-bej-veprime-per-inat-te-vjehrres/

Recommended