Report TV - Arrestimi i Zaimajt, Myftiu Duka: E kam njohur kur ka qenë student

  • 6 years ago
Në një prononcim për Report Tv Myftiu i Elbasanit, Agim Duka është shprehur se e njeh Klodjan Zaimajn që para dhjetë vitesh por nuk ka më kontakt me të.

I pyetur nga Report Tv nëse ka kontakte ose e njeh Klodjan Zaimajn, Duka është shprehur se e njeh si besimtar në xhaminë e Cërrikut dhe se prej 10 vitesh nuk ka më kontakt me të.

?Kam patur kontakt me të kur ka qenë student dhe nuk di të ketë patur prirje radikale. Familjen e tij nuk e njoh?, u shpreh myftiu Duka.

?Është rast shqetësues, por nga bashkëpunimi që kemi patur me autoritete shqiptare dhe organizatat e tjera kemi ulur ndikimin e këtyre rrymave ekstremiste. Është bërë një punë për tu lavdëruar në lidhje me amortizimin e radikalizmit?, vijon Duka.

Recommended