Report Tv - Nesër ndeshja Shqipëri - Itali, zbarkojnë në Rinas yjet e Italisë

  • 6 years ago
Pasditen e sotme rreth orës 17:40 ka mbërritur në aeroportin e Rinasit kombëtarja italiane e futbollit.

Yjet e fqinjëve kanë mbërritur në masa të rrepta sigurie në Tiranë, ndërsa pas zbritjes nga avioni janë nisur direkt për në Shkodër.
Tifozët shqiptarë që ndodheshin në Rinas nuk kishin mundësi që të shikonin nga afër idhujt e tyre, pasi autobusi u fut në terminal.

Autobusi i ekipit italian shoqërohet nga Forcat Speciale për në qytetin verior. Në orën 20:00 trajneri Ventura dhe një lojtar do të dalin në konferencën për shtyp.

Recommended