Ora News - Rama: 11 milion euro për rilindjen e zonës historike të Vlorës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vlora është qyteti i radhës, qendra historike e së cilës do të rilindë pas një harrese shumëvjecare.
Kjo zonë me vlera të veçanta arkitektonike dhe kulturore do të rijetëzohet, falë një projekti të posaçëm për restaurimin dhe rikualifikimin urban të saj.
Projekti, me vlerë prej 11 milion eurosh, është konceptuar sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.
Në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për projektin, kryeministri Rama tha se nuk bëhet fjalë thjesht për restaurim por për një transformim të zonës.

Rama: Qyteti ka arritur më shumë vështirësi të trashëgojë disa gjurmë të trashëgimisë së vet. Dhe pse disa banesa të vjetra janë shkatërruar terësisht dhe janë ndërtuar të reja, madje në disa raste janë shkatërruar monumente, vlerësojmë se ka një potencial për një tjetër impuls të rëndësishëm në funksion të ruajtjes së vlerave të mbetura por dhe një impuls në funksion të zhvillimit të ekonomisë së qytetit dhe turizmit. Kemi zhvilluar disa diskutime për rendësinë e kësaj zone pastaj kemi dakordësuar. Fondi ka financuar projektin dhe do finnacojë dhe një pjesë të zbatimit të projektit. Kemi ndarë barrën e përgjegjësisë qoftë për financimin ashtu dhe operacionin. Ka të bëjë me rindërtimin e rrjetit elektrik dhe të ujësjellësit. Fondi do financojë 4 milion euro, qeveria 7 milion euro.Do ti japim gjithë kësaj zone një pamje të re?.
Projekti parashikon restaurimin e objekteve në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, me gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19?të dhe fillimit të shekullit të 20?të.
Do t?i nënshtrohen restaurimit në: Rrugën ?Justin Godar?, ish-pazari, ?lagjja e hebrenjve?, klubi ?Labëria? dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj. Ndërsa infrastruktura nëntokësore është një projekt që do të zhvillohet paralelisht nga Bashkia Vlorë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-11-milion-euro-per-rilindjen-e-zones-historike-te-vlores/

Recommended