Ora News - Qytetarë kujdes! Ja sa gjobiteni nëse nuk e keni kuponin tatimor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën e tretë të aksionit antiinformalitet në të gjithë vendin janë kontrolluar në terren rreth 1 mijë e 400 subjekte ku dy nga problematikat e evidentuara janë mungesa e kuponit tatimor si dhe xhiro mbi 5 milion lekë te rreth 400 bizneseve të vogla. Ora News ka ndjekur nga afër një nga grupet e inspektimit në një zonë të kryeqytetit.
Rikthehet gjobat për cdo blerës që nuk pajiset dhe nuk e mban kuponin tatimor deri në 20 m larg nga vendi ku ata kryejnë një blerje. Në aksionin antiinformalitete që ka nisur këtë të hënë dhe ku janë ushtruar kontrolle në mbi 1400 biznese një nga problematikat që është vënë re ka qënë edhe dhënia e kuponit tatimor.
Ora News ndoqi nga afër aksionin e tatimorëve në një zonë të kryeqytetit ku ka rezultuar edhe kjo problematikë jo vetëm te blerësit por edhe bizneset që nuk e lëshojnë atë dhë në këto raste gjobiten me 50 mijë lekë
Një tjetër fenomen evazioni që është vënë re në terren është edhe fakti që gati 400 biznese deri tani rezultojnë që e kanë tejkaluar xhiron prej 5 milion lekësh ndërkohë që janë deklaruar biznese të vogla duke shmangur tatimet.
Plani i veprimit në terren përfshin 78 zona në të gjithë territorin, me 95 grupe që kanë vijuar aksionin për verifikime të tatimpaguesve të paregjistruar në QKB dhe në organin tatimor, verifikim të përdorimit të pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor, verifikimin e deklarimit të punonjësve në organet tatimore, si dhe verifikimin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave në subjekte të tjera.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/qytetare-kujdes-ja-sa-gjobiteni-nese-nuk-e-keni-kuponin-tatimor/

Recommended