Report TV - Kritikët e Bashës shpallin ​Lëvizjen për ringritjen e PD

  • 6 years ago
TIRANE-Kritikët e Lulzim Bashës kanë shpallur platformën e lëvizjes për ringritjen e Partisë Demokratike. Pas një takimi ditën e sotme, nismëtarët kanë dalë me një dokument.

Platforma mbështetet nga disa ish-drejtues dhe deputetë të PD, por ajo që bie në sy është fakti që mes emrave nuk ndodhet Jozefina Topalli, Selami, Ruli dhe Imami.

Disa nga emrat që e mbështesin platformën janë; Patozi, Bregu, Mustafaj, Bode, Julian Deda, por edhe shumë emra të tjerë. Ata shprehen se platforma politike e lëvizjes për ringritjen e PD, synon t'i japë zgjidhje krizës brenda partisë.

Lëvizja: Basha fajtor për humbjen, fshehu paktin me Ramën
?Partia Demokratike gjendet sot në një situatë kritike për shkak të drejtimit të gabuar. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përgjegjësi kryesor për gjendjen, për rezultatin e saj katastrofik në zgjedhjet e 25 qershor dhe për goditjen e qëllimshme të elementëve më bazikë të bashkëjetesës dhe të ekuilibrave të domosdoshëm të forcës sonë politike.

Recommended