Ora News – Atentati ndaj Llanajt, a ka lidhje me vrasjen e majit dhe masakrën e Çoles?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ferdinand Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanaj, një prej të dënuarve për masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur në 7 prill 2015, ku tre persona mbetën të vrarë.
Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen ?24 Maji? e njohur ndryshe si lagjja ?Çole? në Vlorë.
Viktimë nga kjo masakër mbetën Haki Rakipi 28 vjeç, 27 vjeçari Alfred Velaj dhe Albi Limaj, ndërsa i plagosur mbeti Aleksandër Llanaj
Te akuzuar per krimin jane Aleksandër Llanaj ka kryer veprën penale të Vrasjes në rrethana cilësuese të shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj të kryer në bashkëpunim veprime këto të cilat i ka kryer në bashkëpunim me shtetasit Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe të ndjerin Albi Limaj (i cili ka organizuar edhe takimin).
Çfarë ka ndodhur më 7 prill 2015 në lagjen ?1 Maji? të Vlorës. Ora News sjell dosjen e prokurorisë.
Nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve të mbledhura nga Prokuroria ka rezultuar se shtetasit Albi Limaj dhe Ardi Velaj, më dt 07.04.2015, kanë komunikuar me telefon me njëri-tjerin në lidhje me një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së njëjtës ditë (që lidhej me shtetasin Xhuljano Maskaj).
Fillimisht komunikimi midis tyre ka filluar në orën 12.33 me telefonatën e shtetasit Albi Limaj në drejtim të numrit telefonik të shtetasit Ardi Velaj, më pas komunikimet e tjera vijojnë në orën 13.50 e në vijim.
Rreth orës 14:00 të dt 07.04.2015 Ardi Velaj dhe Haki Rakipi janë filmuar duke ecur sëbashku në drejtim të kafe ?Ador? ,njëri prej të cilëve është duke pirë cigare.
Velaj dhe Rakipi janë futur në njërën nga hyrjet e lokalit (lokali ka dy hyrje)dhe kanë ndaluar në verandë përballë njëri-tjetrit, duke biseduar dhe pirë cigare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/si-ka-ndodhur-masakra-e-coles-ne-vlore/

Recommended