Report TV - Laprakë, sherr në lokal, pronari qëllon me armë katër persona

  • 6 years ago
TIRANE - Katër persona janë plagosur me armë zjarri në zonën e Laprakës pasditen e kësaj të premte. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Gjergj Legisi", fare pranë rrugës "Dritan Hoxha" ku ka pasur të shtëna brenda ambienteve të një lokali. Sipas bluve të plagosurit janë E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.

Ata janë transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Traumës dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, policia bën të ditur se janë indentifikuar autorët e kësaj ngjarje, të cilët janë filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth dhe po punohet për kapjen e tyre.

Recommended