Sonte LIVE - Një dekadë Ora News, në 19:00 festa e një rrugëtimi të suksesshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 7 muaj përgatitje, mijëra orë materiale televizive të rishikuara, qindra ngjarje të raportuara nga çdo cep i Shqipërisë, të rishqyrtuara dhe të memorizuara në kujtesën vizuale dhe njerëzore të RTV Ora News në 10 vitet e para të jetës.
Një rrugëtim i gjatë po aq sa edhe i vështirë, i suksessshëm, me ngjitje e vështirësi të ekzistuarit në një treg televiziv me konkurrencë e garë të fortë, ku vendin ta garanton vetëm përkushtimi, puna dhe investime marramendësë.
Sonte në orën 19.00 do të ndizen dritat e një epoke të re për Ora News. Gjithçka do të përjetohet live me një transmetim spektakolar, qe do t?i ekspozojë vizionin dhe konceptin e Ora News per dekadën e ardhshme.
Punimet e festes së 10 vjetorit të Ora News vazhdojnë prej disa ditë netësh. Gjithçka është transformuar. Një epokë e re po lind dhe Ora News është gati të sfidojë kohën, konkurrencën dhe t?i dhurojë publikut shqiptar që e ka ndjekur dhe mbështetur në mnëyrë të pakursyer.
Sonte në orën 19.00 nuk do të ketë vetëm festë, as vetëm kujtesë të 10 viteve të Ora News në shtëpitë e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve në Ballkan, Europë e kontinente të tjera.
Mbrëmja e sotme do të jetë një celebrim i jashtëzakonshëm me elementë spektakli, ngjyrash e dritash që kanë ndriçuar në 10 vjet pikat e errëta të një shoqërie që ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh por edhe gëzimesh, festimesh dhe bukurish natyrore që janë fiksuar në akrepat e Ora News si diamantë që shkëlqejnë në gjerdanin e bashkëjetesës së Ora News me qytetarët shqiptarë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nje-dekade-ora-news-ne-1900-festa-e-nje-rrugetimi-te-suksesshem/