Report TV - Durrës,policia aksion,sekuestrohen kallëp tritoli e 68 kg kanabis

  • 6 years ago
Kallëp tritoli, 68.3 kilogramë kanabis, 408 gramë kanabis janë sekuestruar nga policia ditën e sotmen Durrës.

Sekuestrimi i tyre erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar ?Shkëmbi i Kuq?, ku gjatë kontrollit në vendin e quajtur ?Guri i Kuq?, në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë u gjetën:

?3 fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;

? një kavanoz qelqi (i gjetur brenda një thesi) i mbushur me farëra të dyshuara të llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 408 gr;

?2 kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili;

? 1 granatë offensive;

?1 ndezëz unifikues granate;

?1 armë gjysëm automatike mod 56;

? 283 copë fishekë mod 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm;

? 1 krehër për armë automatike, mod 7.62 mm.