Miratohet akti normativ për ndryshimin e buxhetit

  • 6 years ago
Si Partia Demokratike, ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim refuzuan të votojnë aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të këtij viti, ku qeveria autorizon përdorimin e fondit për huadhënien e energjisë elektrike me vlerë 45 milion dollarë.

Ndryshimi i buxhetit në muajin Gusht, u punua gjatë kohës që në krye të financave ishte ministrja teknike e PD-së, Helga Vukaj, ndërsa firma me porosi të saj, u vendos nga zv/ministri Erjon Luçi.

Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se sërish po krijon detyrime të prapambetura për buxhetin. Duke cituar ish drejtorin teknik të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, ajo tha se OSHEE ka afro 100 milionë euro fatura të papaguara.

Por përgjigjia e Ministrit të Financave ishte e prerë: nuk ka detyrime të prapambetura. Madje ai tha se nuk do të ketë tolerime për asnjë nëpunës që krijon këtë gangrenë në buxhet. Kush nuk zbaton ligjin do të shkojë për ndjekje penale.

Pavarësisht ndryshimeve në buxhet për të dhënë ndihmë për blerjen e energjisë elektrike, arka e shteti vijon të jetë 30 milionë dollarë me sufiçit, pa prekur kështu nivelin e borxhit publik.

Tv Klan

Recommended