Ora News – Rama thirrje për njohjen e Kosovës: BE të hapë negociatat për Shqipërinë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas thirrjes së Presidentit Vuçiç drejtuar vendeve anëtarë të OKB që të mos e njohin Kosovën, kryeministri Edi Rama kërkoi nga çdo shtet që ta njohin pasi kjo i shërben sigurisë dhe stabilitetit.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara kryeministri shqiptar kërkoi trajtim të barabartë për Kosovën, duke theksuar domosdoshmërinë e përfaqësimit në çdo institucion rajonal.
Rama: Njohja e Kosovës, vendosja e marrëdhënieve për të ecur përpara, dicka që 114 anëtarë të OKB e kanë bërë deri tani është një kontribut për një jetë më të mirë për qytetarët e saj dhe siguri për rajonin, të të gjithë vendeve të tij përfshirë edhe vetë Serbinë.
Duke folur për integrimin e Shqipërisë kryeministri Rama kërkoi nga BE të hapë bisedimet për anëtarësim.
Rama: Ne duam të masim progresin tonë me rezultate dhe reforma e drejtësisë që po zbatojmë është shembulli më shkëlqyes. Ne presim që partnerët tanë të BE të bëjnë pjesën e tyre dhe të hapin rrugën drejt celjes së bisedimeve për anëtarësim.
I bindur se Europa është më e sigurtë dhe më e fortë me një Ballkan Perëndimor të integruar, Rama shfrytëzoi këtë fjalim për të evidentuar përpjekjet e të gjitha vendeve për krijimin e lehtësirave mes tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-asamblene-e-okb-prioritet-i-shqiperise-integrimi-ne-be/
Recommended