Arena – “Reforma Zgjedhore dhe mundësia e ndryshimit”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshimi i sistemit zgjedhor është kthyer dhe një herë në vëmendjen e publikut. I ftuar në studion e emisionit Arena të Dritan Hilës, ish-ministri i Drjetësisë, Ylli Manjani thotë se problemi nuk qëndron te sistemi, por se partitë shohin interesin e vete dhe zgjedhjet fitohen pa program politik.
"Një sistem zgjedhor ka kritere shumë më të ftohta. Njëri prej tyre është: A është vota e barabartë? Sepse 20 mijë kuksianë duhet të zgjedhin një deputet, në Tiranë e zgjedhin 11 mijë. Pra nuk qenka e barabartë. Këtu kemi pikëpyetje të mëdha, jo vetëm në këtë sistem.
Më tej, sa reflektohet situata social politike e shoqërisë dhe si është prognoza.

Sipas ish kryetarit të KQZ, Kristaq Kume, zgjedhja e sistemit proporcional-rajonal, nuk u bë sepse partitë donin të përfaqësonin sa më mirë popullin, por të zvogëlonin efektin e votave për partitë e vogla.
Kemi dy palë zgjedhje të realizuara me këtë sistem. Të dyja ndryshojnë totalisht nga produkti që sollën. Zgjedhjet e para nuk arritën dot të realizonin një qeverisje të qëndrueshme por më mirë të përfaqësuar. Në këto zgjedhje ndodhi që jo vetëm të kenë përfaqësinë por qeverisje të qëndrueshme të realizuar me po të njëjtin sistem. Do të thotë se sjellja e shqiptarit nuk kushtëzohet nga sistemi. Rregullat sipas së cilës zbatohet sistemi i përshtatet pikërisht kësaj sjelljeje të shqiptarëve ndaj votës.
Për përfaqësuesin e PS-së në KQZ, Eridian Salianji, sistemi aktual nuk u bë për të eleminuar LSI-në, por hoqi të fortët në lista zgjedhore.
"Ky sistem bëri që dy forcat kryesore i la në dorë të LSI-së dhe LSI vendosi fatin e pushtetit. Pra ishte sistemi që LSI e mbajti në pushtet.
Ish-nënkryetari i KQZ, Fatos Klosi, e cilëson gabim vendosjen e sistemit mazhoritar, ku sipas tij, kjo do t'i jepte fuqi vetëm të fortëve.
"Në një zonë ai që ka lekë, njohje. Tom Doshi ngriti PSD-në."

Gjatë emisionit Arena u fol edhe për votën e emigrantëve, si edhe për votimin elektronik, të cilin të ftuarit e cilësiuan si jo funksional dhe të pasigurtë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/puntate/arena-reforma-zgjedhore-dhe-mundesia-e-ndryshimit/

Recommended