Report TV - Banori-Palokës: Bëni show, plani që na prish shtëpitë i qeverisë tuaj

  • 6 years ago
Partia Demokratike ka shfrytëzuar protestën e rreth 150 banorëve të Shkozës, banesat e cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, për të sulmuar qeverinë, por nuk kanë shmangur dot incidentet.

Këtë të mëkurë pranë banorëve kanë mbërritur disa deputetë të grupit parlamentar të PD si Edi Paloka, Aldo Bumçi, Rudina Hajdari dhe Albana Vokshi.

Por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar nga selia blu.

Një prej banorëve i është drejtuar Palokës se banesat e tyre janë shembur si rrjedhojë e projektit të miratuar nga qeveria "Berisha". Ai ka akuzuar deputeët demokratë se po bëjnë show duke përdorur problemin e tyre për interesa politike.

Recommended