Vendimi i qeverisë/ Çmimet referencë, si ndryshojnë për shtëpitë e dyqanet

  • 5 years ago
Qeveria ka miratuar çmimet e reja referencë për ndërtesat. Këto çmime njihen nga shteti sipas zonave të ndryshme, në formën e ?dyshëmesë?, pra si çmim minimal, në bazë të të cilit llogaritet, si tatimi i fitimit, në rast se kemi të bëjmë me një shitblerje ndërtese, ashtu edhe taksa e ndërtesës, në përputhje me ligjin e ri për Kadastrën Fiskale. Në VKM-në e datës 27 mars, janë bërë disa ndryshime në Vendimin nr. 132, datë 7.3.2018, të Këshillit të Ministrave, ?Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ?ndërtesa?, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës?.

Në tabelat që pasqyrojnë këto ndryshime, përcaktohen me hollësi çmimet që njihen nga shteti për një metër katror të një ndërtese të caktuar, në të gjitha zonat e Qarqeve, bashkive dhe qyteteve, duke përfshirë Njësitë Administrative të Tiranës dhe lagjet e kryeqytetit, çmimet e të cilave varjojnë nga njera-tjetra.

Recommended