Ora News – Sarandë, nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës hyrëse

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës hyrëse në qytetin e Sarandës, investim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me një shumë prej 280 milionë lekësh.
Rruga nis nga Ura e Gajdarit për të përfunduar tek Rrapi në Sarandë. Projekti nis zbatimin pas shumë vjetësh ankesa të sarandiotëve që lëvizin në këtë aks aspak dinjitoz për një qytet turistik. Nisjen e punimeve e ka njoftuar deputeti i sarandës, Alket Hyseni.
Alket Hyseni: ?Kemi diskutuar modalitet për çështjen e mbikalimeve dhe nënkalimeve në këtë rrugë për ti dhënë mundësi banorëve që të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve për të kaluar nga njëri krah në krahun tjetër të rrugës.?
Sipas inxhinierit Aristotel Koçi, rruga është projektuar të jetë 10.5 metra e gjerë, me tre korsi si dhe me trotuarë nga të dyja anët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sarande-nisin-punimet-per-rikonstruksionin-e-rruges-hyrese/

Recommended