“Dashuri” për gjermanishten për të emigruar jashtë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mundësia për të zhvilluar studimet e larta në Gjermani kanë shtyrë shumë nxënës së gjimnazit ?Faik Konica? ne Korçe, të zgjedhin pikërisht klasat ku studiohet gjuha gjermane. Një gjë të tillë e bëjnë me dije vetë nxënësit që tregojnë edhe arsyet e kësaj zgjedhje, ku kryesore mbetet gjetja e një vendi pune të sigurt atje. Një gjë e tillë ka sjellë edhe dyfishimin e kërkesave të shumë nxënësve që zgjedhin pikërisht klasat ku mësohet gjuha gjermane për të vijuar shkollën e mesme. Sipas drejtoreshës së shkollës, kërkesat kanë qënë të shumta, dhe gati janë dyfishuar, aq sa edhe klasa nuk ka pasur vend për të gjithë. Vitin e kaluar janë regjistruar në klasën e 10-të vetëm 23 nxënës, ndërsa këtë vit kërkesa e tyre ka shkuar në 40.

Recommended