Report TV - Veliaj: Rikandidoj për bashkinë dua Lulin ose Berishën përballë

  • 6 years ago
Erjon Veliaj do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 2019 ndërsa sfidon Bashën dhe Berishën të garojnë përballë tij.

Duke folur në një interviste për emisionin Repolitix të gazetarit Denis Minga, Erjon Veliaj ka shprehur jo vetëm dëshirën por edhe ambicien për të vijuar drejtimin e bashkisë më të madhe në vend edhe përtej 2019.

Në këtë intervistë Veliaj ka folur edhe për raportet me qeverinë "Rama" duke theksuar se konsultohet përditë me kryeministrin për punët e bashkisë.

Në lidhje me bashkëpunimin me LSI, Veliaj tha se do bisedojë me këshilltarët e kësaj force politike për vijimin e punës në shërbim të qytetit të Tiranës dhe vetë qytetarëve.

Recommended