2017-2018 - Viti i ri shkollor në rrethe, nxënësit i drejtohen bankave të shkollës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viti i ri arsimor ka nisur në gjithë qarqet e vendit. Nxënësit ia janë drejtuar sërish bankave të shkollës, ndërsa një ditë e veçantë ky 11 shtator është për fëmijët e klasës së parë. Kështu, në Fier, nxënësit janë ulur në 95 godina arsimore, 11 mijë nxënës në ciklin nëntëvjecar dhe 5 mijë në shkollat e mesme. 1900 nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Sipas statistikave këtë vit në Fier në klasë të parë janë regjistruar 200 femije me pak nga viti i kaluar.
Edhe në Durrës, dita e parë e vitit të ri arsimor i ka mbledhur nxënësit në klasa. Këtë vit, në Durrës nisin shkollën në arsimin publik parauniversuitar 32744 nxënës, nga të cilët 2400 ulen për herë të parë në bankat e dijes. Autoriteett e arsimit kanë ndërhyrë javët e fundit pë rifreskimin e ambjenteve në disa godina shkollore, por nuk mungojnë problemet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/viti-i-ri-shkollor-ne-rrethe-nxenesit-i-drejtohen-bankave-te-shkolles/

Recommended