Report TV - Ndërtimi këndit në ish-Nshrak,Veliaj Fokus te fëmijët e të moshuarit

  • 6 years ago
Banorët e Njësisë Nr. 7 në kryeqytet, pranë zonës së njohur si ish NSHRAK-u, do të kenë një hapësirë të re çlodhëse për të moshuarit dhe argëtimi për fëmijët. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e këndit të 23-të në sheshin ?Shefqet Musaraj?, një investim i munguar prej vitesh në këtë zonë të kryeqytetit dhe një premtim i mbajtur për banorët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve dhe siguroi një vëmendje edhe më të madhe ndaj të vegjëlve dhe moshës së tretë.

Recommended