Të rrisim fëmijët me të moshuarit, brezat që mësojnë nga njëri tjetri

  • 5 years ago
Të ndikuar nga disa kultura perëndimore, ku kopshtet e fëmijëve vendosen pranë shtëpive të të moshuarve, kjo në mënyrë që fëmijët të rriten me shembullin e përkujdesjes, ndërsa të moshuarve tu rritet mirëqenia e tyre emocionale e sociale, edhe disa fëmijë të shkollave 9 vjeçare e të mesme kanë kaluar një ditë të veçantë në qendrën sociale ?Të qëndrojmë së bashku?.
Të moshuarit kalojnë një pjesë të madhe të ditës aty, por kur i vijnë miqtë e tyre të vegjël kanë një tjetër shkëlqim në sy. Disa prej aktiviteteve të nxënësve së bashku me të moshuarit janë koncerti i përgatitur prej tyre, leximi i librave, lojrat e dominosë, mbjellja e luleve apo qoftë edhe bisedat e ngrohta.

Recommended