Manjani: Shkarkim gjyqtares në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, do të kërkoje shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Durrësit, që dha vendimin për pronën ku do investonte shoqëria ?Omnix Albania?, me përfaqësues libanezin Fadi Mitri. Manjani tha se Gjyqtarja, Joana Qeleshi i ka njohur pronësinë e tokes një personi ne Gjirin e Lalzit, që nuk ka pasur dokumente bindëse.?Kam vendosur Procedim disiplinor me kërkesë të pakthyeshme për shkarkimin e gjyqtares së Durrësit Joana Qeleshi në KLD. Inspektimi ende vijon. Nuk tërhiqem nga kjo kërkesë pasi një rast i tillë nuk duhet të ndodhë më. Nëse biznesi trembet për shkak të këtyre vendimeve absurde ne nuk mund ta lejojmë. Gjyqtarja është vlerësuar në vite, por ky është një vendim i rëndë në dëm të interesit të publikut. Ka shkelur ligjin dhe ka cenuar punën e gjyqtarit. Kam shkarkuar avokaten e avokaturës së shtetit dhe juristin e këtij institucioni?.Gjykata sipas ministrit, ka gabuar, pasi nuk është konsultuar me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.?Avokaturës së Përgjithshme të shtetit i kërkoj të thellojë analizën e punës së institucionit. Por kryetari i bashkisë Durrës po ashtu duhet të mbajë përgjegjësi. Prokurorit të shtetit bëj thirrje që të hetojë vlefshmërinë e këtij vendimi, do ketë inspektime, po pres përfundimin e hetimeve. Kjo çështje meriton vëmendje të jashtëzakonshme. Të vendosë drejtësia nëse ka faje apo jo. Ky vendim ka marrë formë të prerë dhe ministria do inspektojë këtë vendim?.Përfundimi i këtij hetimi administrativ pritet t?i bashkëngjitet dosjen hetimore qe ndodhet ne Prokurorinë e Durrësit, po për këtë çështje.

Recommended