Arrestohen “të fortët” me Bmw X6 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti kur Bektash Muka, 25-vjecari qe i shpëtoi postbllokut te policisë se Tiranës, përfundoi ne duart e oficereve te patrullave ?Shqiponja?. Muka dhe shokët e tij Valmir Fazliu 27 vjeç nga Kosova dhe Vilson Laçi 24 vjeç nga Kukësi, po tentonin te largoheshin me vrap ne rrugicat e lagjes komuna e Parisit, pasi automjeti i tyre luksoz Bmw X6 u përplas me force me murin rrethues te nje shtëpie private. Ne ndjekje e sipër ata kishin shtuar shpejtësinë, por shoferi ka humbur kontrollin duke përfunduar ne oborr. Por arratia nuk zgjati shume. Pas prangosjes, policia gjeti brenda nje çante dore ne makine nje pistolete te markës Klok me 11 fishekë. Tre te rinjtë u çuan ne qeli, ndërsa tashme iu duhet te përgjigjen per disa akuza. Burime te policisë thane se edhe me herët, protagonisti i ngjarjes Bektash Muka nuk i është bindur urdhrit te policisë per te ndaluar, por atëherë ai kishte mundur t?i shpëtonte forcave te rendit.

Recommended