Ora News – Braçe: BSH do të miratojë një rregullore të re për sigurinë e bankave
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grabitjet e fundit të bankave të nivelit të dytë kanë bërë që Komisioni i Ekonomisë të thërrasë në një seancë dëgjimore Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në përfundim të mbledhjes kreu i Komisionit të Ekonomisë deklaroi se për të parandaluar ndodhi të tilla Banka e Shqipërisë do të ndryshoj rregulloren për kontrollin e elementëve të sigurisë në bankat e nivelit të dytë.
Braçe: Banka e Shqipërisë me rregulloren e re jo vetëm do të monitorojë parametrat e sigurisë fizike të bankave të nivelit të dytë në momentin e licencimit të tyre. Të monitorohen në mënyrë permanente si standarde të zbatueshme në çdo kohë.
Ndërkohë për sa i përket rolit të policisë së shtetit Erjon Braçe shprehet se në bazë të ligjit të ri për masat shtesë të sigurisë policia e shtetit do rrisë mbikëqyrjen e shoqërive të ruajtjes fizike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/brace-bsh-do-te-miratoje-nje-rregullore-te-re-per-sigurine-e-bankave/
Recommended