Ora News - Pasardhësja e heroit kombëtar: Të punojmë më shumë për ta bërë të njohur Skënderbeun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sofia Kastrioti, stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në një intervistë ekskluzive për RTV Ora News dhe të parën për një media shqiptare ka rrëfyer për jetën e saj në Australi, prejardhjen dhe projektet e saj për të ardhmen, si një artiste në fushën e muzikës.
Sofia ka rrëfyer lidhjet e gjakut me heroin kombëtar, duke theksuar se duhet të bëjmë më shumë për ta bërë me të njohur në botë figurën e Skënderbut.
Ajo thotë se ka shumë dëshirë ta ndihmojë Shqipërinë, pasi është shumë e varfër.
?Këtu për shembull do të doja të ndërhyja për të ndryshuar çmimin e ilaceve, në Shqipëri janë shumë të shtrenja çmimet?, është shprehur Sofia Kastrioti.
Intervista me Sofie Kastriotin
Përshëndetje Sofi dhe faleminderit që pranove ftesën e RTV ORA NEËS, një intervistë që jepet për herë të parë në mediat shqiptare. Je rikthyer pas disa vitesh, nga vizita jote e parë në Shqipëri, në vendin e të parëve të tu. Si ndihesh sa herë që vjen këtu?
Sofie Kastrioti: Për herë të parë kam qenë në Shqipëri para 3 vitesh, ku kam vizituar Vlorën, Ksamilin, Sarandën, pasi kam marrë pjesë në disa aktivitete kulturore ku kam luajtur në violinë. Në fakt, jam e mahnitur me gjithçka pashë atje, por kjo është hera e parë që vizitoj Tiranën, sepse mendova që është mirë të shoh edhe pjesën qendrore të vendit nga unë rrjedh. Mund të them që është një eksperiencë e veçantë. E pëlqej, e dua Tiranën, sepse është një qytet i madh edhe pse më duhet të them që ka ndryshim shumë nga Australia, por gjithësesi e dua këtë qytet.

Për më shumë lexoni në:

Recommended