Ora News –Bushati në SHBA: Kemi zeruar numrin e luftëtarëve nga Shqipëria

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria mbetet e angazhuar në luftën ndaj estremizimit dhe radikalizimit. Në tryezën e iniciaur nga Shqipëria në Nju Jork ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmendi nismën e qeverisë për të futur në kurrikula tolerancën fetare dhe që pritet të ndikojë në zbutejn e radikalizimit. Bushati njohu vendet pjesmarëse me rezultatin e zerimit të luftëtarëve nga Shqipëria
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nga Nju Jorku, ku po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së deklaroi se Shqipëria ka ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke përmendur si një nga masat shtesë futjen e lëndës së besimit fetar në shkolla. Madje për të treguar këtë angazhim tryeza me temë ?Lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit?, ishte iniciuar nga Shqipëria, në bashkëpunim me SHBA-në, Vatikanin, Jordaninë, Marokun dhe UNESCO-n.
Bushati: Roli i Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, është tashmë i njohur,jo thjesht sa i takon ndryshimeve që janë bërë në fushën legjislative dhe institucionale por mbi të gjitha për punën që ne bëjmë kryesisht me rinovimin e kurrikulave shkollorë, me përfshirjen e këtyre elementëve që kanë të bëjnë me një mirëkuptim më të madh ndërfetar
Bushati u ndal edhe në sfidat dhe rezultatet e arritura në luftën kundër këtij fenomeni, si edhe angazhimin në përpjekjet globale të Shqipërisë për t?iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-shba-kemi-zeruar-numrin-e-luftetareve-nga-shqiperia/

Recommended