Report TV - Bashkia e Tiranës shtron drekën e Bajramit për familjet në nevojë

  • 7 years ago
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë të veçantë për familjet në nevojë në qendrat e saj sociale në të gjithë kryeqytetin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shërbeu drekën e festës për dhjetëra fëmijë në situatë rruge qendrën sociale në Bulevardin ?Zogu I?.

Duke uruar të pranishmit për Kurban Bajramin, Veliaj tha se qendrat sociale të ngritura nga bashkia janë të hapura çdo ditë në të gjithë Tiranën, për t?iu gjendur pranë njerëzve në nevojë.

?Jam shumë i lumtur që kolegët e bashkisë kanë qenë sot në të gjitha qendrat tona sociale duke shërbyer me solidaritet. Në fakt, kolegët e mi këtë e bëjnë përditë. Ne kemi qendra sociale në çdo cep të Tiranës, që do të thotë se çdokujt në qytet mund t?i shërbehet një vakt i ngrohtë. Por, në këto qendra sociale ofrohet jo vetëm ushqim, por edhe shërbim e këshillim me psikologë?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së fëmijëve që gjenden në situatë rruge.

Veliaj tha se rruga nuk është një zgjidhje dhe se përmes dhënies së lëmoshës për fëmijët, nxitet edhe më tej shfrytëzimi i tyre për të lypur.

Recommended