Report TV - Kurban Bajrami, Basha: Lutje për të varfrit dhe të sëmurët

  • 7 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka apeluar për më shumë vëmendje për të varfrit dhe të sëmurët, në ditën e Kurban Bajramit.

Nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kreu demokrat u shpreh se kjo është një ditë feste dhe solidariteti mes njerëzve, ndërsa lutjet dhe mendimet e mia, theksoi ai, janë për personat në nevojë të vobektit, për të moshuarit, të sëmurët, në veçanti për fëmijët.

?Dua t?u uroj të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar festën e Kurban Bajramit. Është një ditë feste dhe solidariteti mes njerëzve, është dita kur individi dhe shoqëria bashkohen me përkujdesin e më të pamundurve. Ndaj sot mendimet dhe lutjet e mia janë për më të pamundurit, të vobektit, për ata që jo vetëm sot por shumicën e vitit i kanë tryezat bosh, natyrisht për të moshuarit, për të sëmurët, në veçanti për fëmijët.

Recommended