Report TV - Mbledhja e këshillit të Himarës mbahet nën “mbrojtjen” e FNSH
  • 6 years ago
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës e cila do të zhvillohet në fshatin Kuç, pas trazirave që shoqëruan mbledhjen e mëparshme të këshillit, do të zhvillohet nën mbrojtjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Mbledhja e 25 gushtit e këshillit u ndërpre nga kreu i PBDNJ-së, Fredi Beleri dhe biznesmeni Nikollaq Neranxi, të cilët kanë hyrë me forcë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja.

Incidenti ndodhi pas fillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohej plani i ri rregullues i qytetit të Himarës.

Nga plani rregullues, preken pronat e 50-60 personave. Sipas asaj që raportoi gazetari i Report TV, Armando Xhelili, përfshirja e biznesmenit në këtë incident ka ardhur pasi edhe ai vet si dhe të afërm të tij zotërojnë disa nga pronat të cilat preken nga plani rregullues.
Recommended