Ora News – Qeveria “Rama II” me 13 ministri e një zv/ kryeministre, 7 janë femra

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama shpalli në Asamblenë e Partisë Socialiste qeverinë e re që do ta drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Kabineti i ri qeveritar do të jetë i balancuar përsa i përket gjinisë me 7 gra dhe 7 burra, ndërkohë që rikonfirmohen 10 emra ministrash të qeverisë Rama 1. Qeveria e re do të jetë më e vogël se ajo e 4 viteve më pare, ndërkohë që emrat surprizë të saj janë zëvendëskryeministrja Senida Mesi, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni, Ministri i Disaporës Pandeli Majko dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve, Sonila Qato.
Vetëm 11 Ministra me portofol, 2 Ministra shteti, 1 Zëvendës/kryeministër dhe 1 Kryeministër do të jenë 15-ëshja e kabinetit qeveritar Rama 2, duke ruajtur balancën gjinore me 50% gra dhe 50% burra.
Në Asmablenë e Partisë Socialiste, me 10 emra Ministrash të rikonfirmuar nga mandati i kaluar dhe me pak ndryshime surprizë, kryeministri Rama prezantoi me radhë të gjithë Ministrat e rinj të kabinetit të ri, dhe dikasteret që do të mbulojnë.
Në Qeverinë e re do të mungojnë emra të shumëpërfolur dhe kyç në 4 vjeçarin që lamë pas, si Saimir Tahiri, Ilir Beqaj dhe Mimi Kodheli.
Në qeverinë e re do të jenë 6 dikastere më pak nga 21 që ishin në mandatin e shkuar. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të shkrihet plotësisht me portofole që do ti bashkohen Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit.
Gjithashtu do të shkrihet dhe Ministria e Ekonomisë duke iu bashkuar një pjesë Ministrisë së Financave, Mbrojtja e Sipërmarrësve do të bëhet Ministri më vete pa portofol,ndërsa Turizmi do t?i kalojë Ministrisë së Mjedisit.
Po ashtu Ministria e Pushtetit Vendor do të shkrihet së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Urban. Ministria e Transportit do t?i bashkohet Ministrisë së Energjisë, ndërsa në Qeverinë e re nuk do tyë ketë fare Ministri Integrimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-mbledh-asamblene-priten-emrat-e-ministrave-te-rinj/

Recommended