Ora News – Basha: Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike lëshoi një deklaratë pas publikimit të emrave të kabinetit qeveritar, duke theksuar se ky ishte kabineti i thellimit të sundimit privat të Edi Ramës.
Basha: Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.
Kjo është qeveria e kons?olidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste. Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-kjo-eshte-qeveria-e-thellimit-te-sundimit-privat-te-edi-rames/

Recommended