Report TV - Saga në Ksamil, para se ta vriste autori e thirri në emër viktimën

  • 7 years ago
Vrasja në Ksamil e 50-vjeçarit Vangjel Çiko ka lidhje me hakmarrjen. Kjo pasi autori u sigurua që po qëllonte ndaj Çikos, duke u thirrur në emër ?Vangjel?, ndërsa më pas e ka qëlluar 4 herë. Në dëshminë që kanë dhënë në Polici vajza dhe gruaja e Vangjel Çikos, kanë thënë se kanë dëgjuar një person ta thërrasë në emër, ndërsa më pas filluan të shtënat.

Ekzekutimi i 50-vjeçarit Vangjel Çiko ka ndodhur në momentin që ai doli nga banesa dhe është futur në makinën e tij. Autori ishte fshehur pas një ulliri pranë banesës së Çikos dhe e ka qëlluar brenda makinës.

Burime të Report TV nga grupi hetimor bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë dhe skena e arratisjes ishte menduar mirë.

Autori pasi qëlloi ndaj 50-vjeçarit, u ndihmua nga një person tjetër për tu larguar nga Ksamili. Ai dyshohet se u arratis drejt Greqisë. Vangjel Çiko është babai i Dhimitër Çikos, njërit prej autorëve që vranë Aleksandër Bardhin në shtator të 2014-së, në fshatin Shëndëlli të Sarandës.

Recommended