Report TV - Saga e hakmarrjes në Ksamil djali në burg, vritet 50- vjeçari

  • 7 years ago
Një 50- vjeçar është vrarë në gjatë orëve të vona të natës në qytezën bregdetare të Ksamilit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme, ku 50- vjeçarit Vangjel Çiko, i është bërë një atentat në oborrin e shtëpisë së tij, si pasojë e të cilit ka humbur edhe jetën.

50- vjeçari mësohet se ka qenë brenda automjetit të tij tip "Mercedez-Benz", në momentin kur është qëlluar.

Policia e Sarandës, e cila ka marrë një telefonat për të shtëna me armë në lagjen "Baxho" të Ksamilit, e ka gjetur 50- vjeçarin të pajetë.

Blutë e qytetit bregdetar ka ngritur postblloqe në disa rrugë, ku ka kryer kontroll të automjeteve, janë duke punuar për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes.

Recommended