Report TV -Ministrat e PD bëhen gati, nesër largohen nga qeveria "Rama"

  • 7 years ago
Dy muaj pas zgjedhjeve ministrat teknik të Partisë Demokratike kanë dhënë dorëheqjen.

Tre muaj pas marrëveshjes së 18 majit, të arritur mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, ministrat teknik nesër do të dorëzojnë formalisht dorëheqjen e tyre.

Burime nga ?Selia Blu?, bëjnë me dije për Shqiptarja.com, se qëndrimi në detyrë i ministrave teknik dy muaj pas zgjedhjeve është bërë për hartimin e raporti mbi standardet e zgjedhjeve, i cili tashmë ka përfunduar.

Kompetencat u kanë kaluar zv.ministrave
Mësohet se ministrat teknik i kanë kaluar zv.ministrave të gjitha kompetencat e tyre, të cilët pritet të drejtojnë ministritë deri në ardhjen e ministrave të rinj në shtator.

Ministrat teknikë u bënë pjesë e qeverisë Rama për monitorim të zgjedhjeje dhe për të garantuar standardet e tyre, ?mision? që sipas kreut të PD-së nuk është arritur, pasi kryeministri Rama i bleu zgjedhjet 25 qershorit.

Dorëheqja e ministrave teknik tashëm hedh poshtë tezën për një bashkëqeverisje të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, tezë për të cilën Basha është kritikuar nga shumë pjesëtarë të PD-së.

Recommended